Ekspertja e IT: Në faqet pornografike personazhe edhe nga politika!

Facebook
WhatsApp

Ndërsa duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele tha se beson se është një ‘hakerim i centralizuar’.

Ekspertja e IT-së, Denisa Kele ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me videot intime të personazhe publikë. Kele tha se ka hyrë te faqja në fjalë dhe ka parë se në të ka edhe video të politikanëve dhe i bëri thirrje policisë që të marrë masa paraprake që këto pamje mos të shpërndahen.

“Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë ë këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe ti fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese”, tha ekspertja e IT-së.

Ndërsa duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele tha se beson se është një ‘hakerim i centralizuar’.

“Janë paisje që duket si objekte të zakonshme por që në to vendosen kamera. Këto materiale kanë qenë të regjistruara në vitin 2024. Jam futur në aplikacion dhe janë marrë nga kompani hakërimi ruse. Nëse policia do e marrë në pyetje Hilën, do të marrë vesh se ça kamere është.

Unë besoj se ka të bëjë me hakerim të centralizuar, të kompanisë që i ka prodhuar këto kamera, atëherë është rastësi. Jam futur në faqen e kësaj kompanie ruse dhe kamerat. Të gjitha janë video pornografike, të bëra në zona private, shtëpi”, tha ekspertja e IT-së në emisionin “Shqipëria Live”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick