Ngjarja fatmirësisht pa pasoja serioze, ka ndodhur rreth orës 13:20 në qendër të qytetit, kur autobusi, gjatë një manovrimi të gabuar në lëvizje, u përplas me një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtën zonë.
Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik. Bëhet me dije se një autobus që po transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni është përplasur me një makinë.
Përplasja shkaktoi momente paniku tek nxënësit dhe drejtuesit e mjeteve, ndërsa kalimtarë të rastit u afruan menjëherë për të ndihmuar. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.









