Erion Veliaj e dëgon çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Facebook
WhatsApp

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator, ora 09:30, për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj bëjnë me dije se më 10 shtator do të çojnë çështjen e arrestit të tij në Gjykatën e Strasburgut.

Avokatët e huaj i kanë bërë kërkesë SPAK-ut për një takim të dytë për në datën 10. Vendimi për ta çuar çështjen në Strasburg vjen pas dy fitoreve në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator, ora 09:30, për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.Kushtetuesja vendosi t’ia rikthejë Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, duke argumentuar se duhet të jepen arsye më të qarta se përse nuk është e përshtatshme aplikimi i një mase tjetër më të butë, përveç arrestit në burg.

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit të themelit.

Veliaj është i vetmi person në këtë proces ndaj të cilit vijon masa e sigurisë “arrest në burg”.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij akuza për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të paligjshme në qeli.

Rishqyrtimi nga Gjykata e Lartë do të përcaktojë nëse masa aktuale e sigurisë do të mbetet në fuqi apo nëse do të zëvendësohet me një masë tjetër.Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet me masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick