Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat deri në 45°C

Facebook
WhatsApp

Edhe Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Meteorologia Tanja Porja tha se dita e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, por meteorologia paralajmëron se nga nesër dhe në vijim presim tre katër ditë shumë të nxehta, ku termometri tejkalon 40 gradëshin.

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 45°C në disa zona gjatë ditëve në vijim.

Për të tretën herë brenda pak javësh, autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq për disa qytete. Sot, niveli maksimal i rrezikut është në fuqi për Firencen, Peruxhian, Breshian dhe Torinon, ndërsa të mërkurën listës do t’i shtohen edhe Bolonja, Frosinone dhe Roma.

Meteorologët parashikojnë temperatura nga 39°C deri në 41°C në pjesën më të madhe të Italisë qendrore e jugore, si dhe në Sardenjë, ndërsa në zonat e brendshme termometri mund të afrohet me 45°C deri në fund të javës.

Përveç vapës ekstreme, Italia po përballet edhe me thatësirë të theksuar dhe mungesë të burimeve ujore, veçanërisht në rajonin e Piemontes, ku autoritetet kanë ngritur alarmin për krizën e ujit.

Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme. Në Firence, korrierët e platformave të shpërndarjes së ushqimit kanë paralajmëruar grevë, duke kërkuar mbrojtje më të madhe për punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta.

Vala e të nxehtit po prek edhe pjesën tjetër të Evropës. Në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat mbi 30°C po favorizojnë përhapjen e zjarreve, ndërsa në Francë flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyllit Fontainebleau. Në Gjermani, autoritetet raportojnë rritje të rasteve të mbytjeve, me 99 viktima vetëm gjatë muajit qershor.

Edhe Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja. Sipas saj, kjo e martë sjell një tjetër rritje të temperaturave, me vlerat maksimale që arrijnë deri në 37 gradë celsius në disa qarqe të vendit.

“Sot janë rritur temperaturat në mëngjes. Një rritje më të ndjeshme do të ketë mesdita e sotme. Presim kryesisht kthjellime. Mëngjesi sot shënon nga 16 gradë në zonat e thella malore, deri në 26 gradë vlerat e mëngjesit të sotëm në vijën bregdetare. Në orët e mesditës kemi temperatura mjaft të larta. Vetëm skaji juglindor me 28 gradë celsius. Pjesa tjetër e territorit 30 deri në 37 gradë celsius. Qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 37gradë celsius, ndërsa në Shkodër, Fier dhe Gjirokastër temperaturat do të arrijnë rreth 36 gradë celsius”, tha meteorologia.

Sipas saj dita e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, por meteorologia paralajmëron se nga nesër dhe në vijim presim tre katër ditë shumë të nxehta, ku termometri tejkalon 40 gradëshin.

“Sot është një ditë mjaft e nxehtë, akoma më nxehtë do të jetë e mërkura, e enjtja dhe e premtja. E shtuna, pa shumë ndryshime. E diela sjell një freskim të motit”, u shpreh ajo.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick