“Fjeta milioner, u zgjova i rrënuar”, rrëfimi dramatik i Roberto Carlos

Facebook
WhatsApp

Futbollisti brazilian humbi brenda një dite të vetme rreth 99% të pasurisë së fituar ndër vite në botën e futbollit, duke treguar kështu anën e errët dhe të panjohur të jetës së një kampioni të mësuar gjithmonë me majat.

Roberto Carlos ka rrëfyer një nga periudhat më të errëta të jetës së tij, duke zbuluar kalvarin me të cilin u përball jashtë fushës së blertë.

Legjenda e futbollit shpjegoi se, pavarësisht pasurisë marramendëse të vënë gjatë një karriere të lavdishme, në një moment të caktuar e pa veten në prag të kolapsit total financiar.

Siç zbulon vetë ai, kjo krizë erdhi si pasojë e një përplasjeje me një ish-agjent të tij, e gërshetuar me një problem të rëndë familjar. Brenda pak orësh, braziliani u gjend përballë një mali me dokumente dhe detyrime financiare për të cilat nuk kishte pasur asnjë dijeni.

Goditja ishte dramatike, ai humbi brenda një dite të vetme rreth 99% të pasurisë së fituar ndër vite në botën e futbollit, duke treguar kështu anën e errët dhe të panjohur të jetës së një kampioni të mësuar gjithmonë me majat.

Me fanellën e Real Madridit fitoi gjithçka, ashtu siç ishte për vite me radhë një shtyllë e padiskutueshme e “Seleçaos”. Megjithatë, lavdia dhe milionat nuk e shpëtuan nga një situatë që ia përmbysi jetën sa hap e mbyll sytë.

Pavarësisht tronditjes së thellë, ish-mbrojtësi pranoi se iu desh të merrte vendime drastike për të rimarrë kontrollin.

“Pata një problem serioz me një ish-agjentin tim, shoqëruar me një telash shumë të madh familjar. Të enjten shkova në shtrat në mesnatë, ndërsa të premten në mëngjes u zgjova përballë një pirgu me letra, ekzistencën e të cilave nuk e dija. Aty humba çdo kontroll mbi historinë time, mbi gjithçka që kisha ndërtuar në futboll. Brenda një dite humba 99% të gjithçkaje që kisha fituar. Më pas, fatmirësisht, ia dola të ristrukturoja situatën time financiare dhe atë familjare,” – theksoi braziliani, duke dëshmuar se si arriti të ringrihej pas atij kolapsi shkatërrues.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick