Noka akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit
Protesta e sotme e studentëve ka regjistruar përplasje të forta, pasi në tubim u bashkua edhe Partia Demokratike.
Të rinjtë kanë pritur përfaqësuesit e PD-së me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, e po ashtu, kanë tentuar të largojnë deputetët. Këta të fundit kanë qëndruar të distancuar pas këtyre thirrjeve, teksa mbështetësit e tyre kanë nisur të debatojnë me qytetarët e tjerë.
Pas këtyre përplasjeve, ka reaguar deputeti Flamur Noka, i cili tha se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.
“Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristat do e marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.









