Mësohet se, ngjarja ka nisur gjatë një ndalese që kryeministri Rama ka bërë në një nga lokalet e fshatit Vuno për të pirë kafe.
Një incident ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me pjesëtarët e eskortës dhe forcat e Policisë së Shtetit që shoqëronin kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se, ngjarja ka nisur gjatë një ndalese që kryeministri Rama ka bërë në një nga lokalet e fshatit për të pirë kafe. Konomi, i cili është banor i Vunoit, ka reaguar publikisht ndaj pozicionimit të automjeteve të eskortës kryeministrore, duke pretenduar se ato ishin parkuar në vende ku qytetarët e zakonshëm gjobiten rregullisht nga policia.
Në një rrëfim të bërë në rrjetet sociale, publicisti deklaroi se kryeministri Rama e ka thirrur për të sqaruar situatën, por gjatë bisedës ka pasur një reagim agresiv nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.
Pas këtij momenti, situata ka degraduar në tension me punonjësit e mbrojtjes së afërt dhe efektivët e pranishëm. Për rrjedhojë, Arjan Konomi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Himarë, ku është mbajtur për disa orë.
Një reagim për këtë incident ka bërë edhe kreu i partisë “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj që shprehet se e dënon me forcë “sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë Z. Rama i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin, madje dhe shoqërimin arbitrar të një qytetari pavarësisht kush është!









