Gjashte të plagosur në 3 aksidente të ndryshme

Facebook
WhatsApp

Tre aksidente të ndodhura gjatë orëve të fundit në Gjirokastër, Fier dhe Delvinë kanë shkaktuar gjashtë persona të plagosur. Mes tyre, një 65-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë po marrin trajtim mjekësor dhe, sipas të dhënave paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në dalje të qytetit, në vendin e quajtur NSHN. Në përplasjen mes një automjeti tip “Audi” dhe një “Mercedes-Benz” mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.

Të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy automjetet po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa dyshohet se përplasja ka ndodhur gjatë një manovre të gabuar parakalimi nga drejtuesi i “Audi”-t. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Një tjetër aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Mbyet, në vendin e quajtur “Çezma e Mbyetit”. Në përplasjen ku u përfshinë një “Benz” dhe një “Audi”, mbetën të plagosur dy persona që udhëtonin si pasagjerë në “Audi”. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po heton për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, një aksident më i rëndë ka ndodhur paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë. Një 65-vjeçar, banor i fshatit Bajkaj, është përplasur nga një autobus i linjës Delvinë–Sarandë, teksa lëvizte në këmbë pranë një pike karburanti, në kthesën që të çon drejt fshatit.

I plagosuri u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u nis me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Drejtuesi i autobusit, i cili u largua fillimisht nga vendngjarja, u kap më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Testi i alkoolit rezultoi negativ, me nivel 0.00 mg/l. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për ngjarjen.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick