Goditet një tjetër skemë mashtrimi me Call Center në Shkodër

Facebook
WhatsApp

Gjatë operacionit policor janë arrestuar 5 persona, ndërsa 15 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka goditur një tjetër rast të dyshuar mashtrimi përmes skemave me call center, kësaj here në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve, veprimtaria e paligjshme është mbajtur nën hetim për disa javë me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, përpara ndërhyrjes së autoriteteve.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar pesë persona të dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit, ndërsa mbi 15 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi mënyrën e funksionimit të skemës, dëmet e shkaktuara dhe akuzat konkrete që rëndojnë mbi të dyshuarit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick