Gjatë kontrollit fizik ndaj Indrit Kallarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të tipit “TT”. Sipas dyshimeve të Policisë, Kallari e ka përdorur qytën e pistoletës për të goditur në pjesën e ballit Arben Merkajn gjatë konfliktit.
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e 24 gushtit në zonën e Don Boskos, në Tiranë, pas një konflikti mes disa personave brenda ambienteve të një lokali.
Rreth orës 22:00, Policia është njoftuar për një konflikt në rrugën “Don Bosko”. Pas sinjalizimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të mbështetura nga Forcat “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në ambientet e lokalit “Omerta”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj Indrit Kallarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të tipit “TT”.
Sipas dyshimeve të Policisë, Kallari e ka përdorur qytën e pistoletës për të goditur në pjesën e ballit Arben Merkajn gjatë konfliktit.
Indrit Kallari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”.
Në vijim të veprimeve hetimore, në pranga përfundoi edhe Arben Merkaj, 47-vjeç, i cili rezulton të jetë personi i dëmtuar gjatë ngjarjes. Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, sipas Policisë, nuk ka kallëzuar rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti dhe plagosja.









