Në konferencën ndërkombëtare mbi ndërveprimin e drejtësisë me median, ai theksoi mbështetjen e BE-së për Shkollën e Magjistraturës, ai vuri në dukje se rruga drejt integrimit kërkon më shumë se thjesht zbatim ligjesh.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të fortë për brezin e ri të magjistratëve shqiptarë. Në konferencën ndërkombëtare mbi ndërveprimin e drejtësisë me median, ai theksoi mbështetjen e BE-së për Shkollën e Magjistraturës, ai vuri në dukje se rruga drejt integrimit kërkon më shumë se thjesht zbatim ligjesh.
Një nga pikat kryesore të fjalës së kreut të delegacionit të BE-së ishte nevoja për një transformim rrënjësor të kulturës institucionale në Shqipëri. Sipas tij, ligjet e mira nuk mjaftojnë nëse ato nuk mbështeten nga një sjellje profesionale dhe udhëheqje morale.
“Prania jonë këtu tregon qartë mbështetjen për shkollën e Magjistraturës. Ju filloni një fazë të re ku do të ofroni shërbimin tuaj. Ju do të keni edhe pozicione të nivelit të lartë por mbi të gjithë një shërbim publik, sepse vendimet tuaja do të përkufizojnë edhe drejtësinë. Përgjegjësia që ju keni është tejet e madhe dhe kjo kërkon shumë e më shumë se vigjilencë, kërkon integritet, guxim, kurajë, por edhe faktin të jeni të përulur , jo arrogantë.
Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do jeni ata që do merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim kulture, unë nuk jam i bindur ende që është arritur ky ndryshim mendësie. Duhet të mishëroni kulturën e pavarësisë së drejtësisë jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje morale”, tha ai.









