Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës. Sipas medias greke Protothema, ai konsumoi karburant pas vrasjes, ndërsa media të tjera kanë raportuar se mund të jetë vetëplagosur me thikë. Në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit. Bujar dhe Esma Meco kishin tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar.
Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur brenda një familjeje shqiptare në Greqi. Viktima është Esma Meço, 44 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj, i dyshuar si autor i vrasjes, është Bujar Meço, 53 vjeç. Të dy ishin me origjinë nga Gramshi dhe kishin tre fëmijë.
Krimi ndodhi brenda banesës së familjes në zonën e Dialambit në Rodope. Bujar Meço dyshohet se sulmoi me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja mori plagë të rënda dhe humbi jetën.
Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës. Sipas medias greke Protothema, ai konsumoi karburant pas vrasjes, ndërsa media të tjera kanë raportuar se mund të jetë vetëplagosur me thikë.
Bujar Meço u transportua në spital dhe ndodhet nën trajtim dhe mbikëqyrje mjekësore. Në banesë ndodheshin edhe fëmijët e çiftit. Bujar dhe Esma Meco kishin tre fëmijë, dy prej të cilëve të rritur dhe një 16-vjeçar.
Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve njoftoi autoritetet greke për atë që kishte ndodhur në shtëpi.
Policia mbërriti në banesë dhe nisi këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan dy thika, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar nëse dhe si janë përdorur në krim.
Hetuesit po punojnë gjithashtu për të rindërtuar dinamikën dhe rrethanat që çuan në vrasjen e 44-vjeçares. Por ngjarja nuk rezulton të jetë episodi i parë që kishte sjellë çiftin në vëmendjen e autoriteteve greke.
Në fillim të vitit 2022, kur familja ndodhej në Heraklion të Kretës, Esma Meco kishte denoncuar Bujar Mecon për kërcënim. Sipas informacioneve të publikuara pas vrasjes, policia e kishte arrestuar 53-vjeçarin në kuadër të një rasti të lidhur me dhunën në familje dhe më pas e kishte dërguar para prokurorisë.
Krimi në Rodope ndodhi vetëm pak ditë pas një tjetër vrasjeje me protagonistë shqiptarë në Greqi. Më 23 gusht, në Nea Smyrni të Athinës, 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuça vrau me armë 45-vjeçaren Lulieta Obzova dhe më pas i dha fund jetës.
Allmuça e kishte pritur 45-vjeçaren pranë pallatit ku ajo banonte. Kur Obzova doli nga ndërtesa, ai e qëlloi me armë zjarri dhe më pas përdori të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës.
Në rastin e Rodopeve, hetimi vijon. Autoritetet greke po presin rezultatet e ekzaminimit të dy thikave të sekuestruara dhe po mbledhin të dhëna për të përcaktuar dinamikën e plotë të vrasjes së Esma Meços dhe veprimet e Bujar Meços pas krimit.









