Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook
WhatsApp

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, në kuadër të masave për mbrojtjen e të miturve nga rreziqet që lidhen me platformat digjitale.

Parlamenti i Greqisë miratoi të premten legjislacionin e ri, i cili parashikon kufizimin e aksesit të fëmijëve nën 15 vjeç në rrjetet sociale. Vendimi vjen në një kohë kur disa vende evropiane po shqyrtojnë masa për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të miturve në internet.

Sipas ligjit, ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa kompanitë që administrojnë platformat sociale duhet të përgatiten për zbatimin e kërkesave të reja.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se platformat kanë në dispozicion dy muaj e gjysmë për të zhvilluar mekanizma që mundësojnë verifikimin e moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së tyre.

Greqia bën pjesë në grupin e shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që po bashkëpunojnë me Komisionin Evropian për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për verifikimin e moshës në platformat digjitale.

Nisma greke pason masa të ngjashme në vende të tjera. Australia ishte vendi i parë që miratoi një legjislacion për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit, ndërsa në Francë një ligj i ngjashëm u rrëzua nga Këshilli Kushtetues në muajin gusht.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick