Greqia në flakë, situatë kritike në 3 zona, 130 mijë hektarë të djegur

Facebook
WhatsApp

Sipas mediave greke, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë përqendruar në tre zona kryesore: në veri-verilindje pranë Psathës, në jugperëndim mes Psathës dhe Loumpës, si dhe në jug, pranë Kandilit në Megara.

Për të pestën ditë radhazi, zjarri i madh që filloi në Beoti është përhapur edhe në Atikën Perëndimore, ku po bën kërdinë, duke djegur mbi 130,000 hektarë. Zjarrfikësit po përballen me vështirësi, pasi erërat po faforizojnë përhapjen e flakëve.

Sipas mediave greke, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë përqendruar në tre zona kryesore: në veri-verilindje pranë Psathës, në jugperëndim mes Psathës dhe Loumpës, si dhe në jug, pranë Kandilit në Megara.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit dhe vullnetarët punuan për të izoluar vatrat e zjarrit. Në terren po operojnë gjithashtu 450 zjarrfikës, 126 automjete zjarrfikëse dhe 22 ekipe në këmbë. Në operacion janë përfshirë edhe dhjetëra vullnetarë me mjete ujore.

Nga ajri, në shuarjen e flakëve po marrin pjesë 34 mjete fluturuese, mes tyre 23 avionë dhe 11 helikopterë, tre prej të cilëve përdoren për koordinimin e operacionit. Makineri të rënda po hapin breza mbrojtës për të ndaluar përhapjen e zjarrit, ndërsa në operacion po ndihmojnë edhe Forcat e Armatosura greke.

Ndërkohë, ekipet e Agjencisë Greke për Menaxhimin e Fatkeqësive po kryejnë inspektime në zonat e dëmtuara për të vlerësuar pasojat. Autoritetet greke kanë paralajmëruar se edhe gjatë ditës së sotme rreziku për zjarre mbetet shumë i lartë në Atikë, Evia dhe Kios. Për këtë arsye, shërbimet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për tu përballur me çdo vatër të re zjarri.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick