Harta e re\Vazhdon revolta e banorëve. Braçe: Duhet t’i dëgjojmë!

Facebook
WhatsApp

Propozimi i PS për reformën e re territoriale po shoqërohet me protesta në bashkitë që parashikohen të shkrihen. Sot kundërshtime pati në Belsh dhe Selenicë, ndërsa dy ditët e fundit ka pasur protesta dhe deklarata kundër në Poliçan, Dimal, Mat, Përrenjas, Divjakë, Patos, Memaliaj, Libohovë. Edhe deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhvilluar deri tani procesi.

Propozimi i PS për refromën e re territoriale ka ngritur në protesta banorët e 15 bashkive që socialistët propozojnë të shkrihen. Sot radhën e kishte Belshi për të cilin parashikohet të bashkohet me Bashkinë Elbasan dhe Selenicën që sipas projektit socialist pritet të jetë një bashki me Vlorën.

Në Belsh, banorët kundërshtuan shkrirjen me pankarta në duar duke përcjellë këto mesazhe “Më shumë shërbime, jo më pak bashki”, “Bashkia jonë nuk është thjeshtë një numër”, “Jo reformës që zbraz komunitetet”, “të shkrihet PS, jo bashkitë”.

Banorët e Selenicës, të cilët u mblodhën në diskutime në qendër të qytetit thonë se bashkimi me Vlorën sjell vështirësi pasi nuk do të marrin dot shërbime dhe pretendojnë se zona do të harrohet e nuk do të ketë më as investime.

“Nuk dëgjuan asnjë vërejtje dhe sot thonë duhet bërë ndryshe. Unë nuk e marr një usta që ma ka bërë shtëpinë keq, për ta bërë më mirë duhet të thirrjen të gjithë, të diskutojmë dhe të vendosim çfarë do shumica. Kryesorja është diskutim me të gjithë komunitetin”, tha një banor.

“Kërkojnë zhbërjen, zhdukjen e identitetit të një krahine të madhe me integritet, me identitetet territoriale, kulturor, ekonomik, historik. Papritur vjen rrufeja në qiell të hapur për ta asgjësuar. Përse bëhet kjo? Nuk arrij ta kuptoj. Gjasat janë që do kalojë kjo punë sepse ata që e kalojnë kanë shumicën. Të më thotë kush që janë bërë 5 metra rrugë në krahinë në kohën që na drejtonte Bashkia e Vlorës? Kush u kujtua që ekzistonte kjo zonë?”, tha një banor.

“Ne si qytetar të Selenicës dhe si përfaqësues të këshillit do ta ngremë zërin se ne votat këtu i kemi marrë”, tha Aleksandra Zhiaj, anëtare e Këshillit bashkiak të PS.

“Kërkesa juaj që bashkia e Selenicës të mbetet një bashki, është e drejtë, e qenësishme, sipas të gjithë mënyrës së si analizohet puna e një bashkie, ju jeni në të drejtën tuaj legjitime dhe unë si drejtues polik i PD për Vlorën jam këtu për t’iu mbështetur kërkesën tuaj që bashkia e Selenicës të mos bashkohet me Vlorën”, tha Aurel Bylykbashi, drejtuesi politik i PD për qarkun e Vlorës.

Pothuajse në të 15-ta bashkitë që parashikohen të mos jenë më njësi kryesore qeverisëse vendore ka pasur reagime kundërshtuese. Dy ditët e fundit ka pasur protesta dhe deklarata kundër në Poliçan dhe Dimal që bashkohen me Beratin, Klos që pritet të jetë një bashki me Matin, Përrenjas që sipas socialistëve duhet të jetë një bashki me Librazhdin, Divjakë që i bashkohet Lushnjës, Patos që pritet të jetë në bashkinë e Fierit, Memaliaj që e merr Tepelena, Libohovë që bashkohet me Gjirokastrën etj.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon shkrirjen e 15 bashkive. 33 bashki mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera pësojnë ndryshime, ndërsa qarqet nuk preken. Krijohet një nivel i ri i qeverisjes vendore që njeh qytetet me status të veçantë ligjor dhe do të kenë një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.

Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas tij, shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit. 39 njësi vendore të reja shtohen kryesisht në qarqet Fier, Tiranë dhe Lezhë.

Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhvilluar deri tani procesi i Reformës Territoriale nga Partia Socialiste. Në reagimin e tij në Facebook, Braçe shprehu shqetësimin se komunitetet që preken nga bashkimi ose shkrirja e disa bashkive nuk janë përfshirë në diskutime.

Deputeti përmendi konkretisht Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, duke theksuar se këto bashki nuk mund të shihen thjesht si njësi administrative, pasi mbartin histori, identitet dhe zhvillime të rëndësishme. Sipas Braçes, vendimmarrja për një reformë të tillë nuk duhet të merret vetëm në zyrat e institucioneve, por duhet të shoqërohet me konsultim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Postimi i Plotë:

DUHET TE DEGJOJME NJEREZIT TANI! JO THJESHT UDHEHEQESIT E BASHKIVE, POR NJEREZIT!

Dita e djeshme ishte e veshtire, per shkak te NDARJES se propozuar teritoriale, administrative; REFORMA duhet te jete shume me e madhe se kaq. Tre bashki me te cilat une kam nje lidhje te posacme-POLICANI, vendi ku une jam zgjedhur per here te pare deputet, DIVJAKA, vendi ku une jam zgjedhur per 12 vite deputet (nga Policani ne Divjake gjithnje me vote te drejtperdrejte), LIBOHOVA, vendi i origjines, shkrihen e behen pjese e bashkive te tjera. Dita u be me e veshtire pas protestes ne POLICAN, banoreve atje, socialisteve me ta; pas fyerjeve te disa portaleve te Lushnjes ndaj DIVJAKES, te papranueshme e te padenja, vecanerisht kur meson se ndonje prej tyre eshte i lidhur. E bashkine e Lushnjes; sot, kur kryetari i bashkise se LIBOHOVES, ne stilin e mirenjohur kombetarisht te saj, thoshte te tijen si kundershti, qetesisht, ne menyre te argumentuar dhe QYTETARISHT-ne Libohove thone: ngrije zerin aq sa fjalet e shtepise te mos i degjoje gjitoni.
Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.

Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara; LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati; DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa; POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege. Pra; Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin. Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerezor.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick