Helmimi i dyshuar në Vlorë, në spital edhe të rritur!

Facebook
WhatsApp

Situata në Vlorë merr një tjetër zhvillim, pasi pas fëmijëve edhe të rriturit po paraqiten në spital me të njëjtat simptoma, ndërsa dyshimet përqendrohen te një pistë e re.

Situata e dyshuar e helmimit në Vlorë merr një tjetër zhvillim. Pas fëmijëve që u paraqitën në Spitalin Rajonal me probleme shëndetësore, tashmë në spital po mbërrijnë edhe persona të rritur, të cilët shfaqin të njëjtat simptoma.

Rastet kanë ngritur shqetësime për një burim të mundshëm të përbashkët të helmimit, ndërsa dyshimet tashmë janë përqendruar edhe te uji.

Simptomat e raportuara përfshijnë të vjella dhe shqetësime të tjera gastrointestinale. Fakti që të njëjtat probleme po shfaqen si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, shton pikëpyetjet mbi atë që mund të ketë shkaktuar këtë situatë.

Një nga pistat që po shqyrtohet është cilësia e ujit, por deri më tani nuk ka një konfirmim përfundimtar. Sipas informacioneve të fundit, mostrat e ujit ende nuk janë marrë për analiza laboratorike.

Shkaku i problemeve shëndetësore mbetet ende i paqartë, ndërsa priten verifikimet dhe rezultatet e analizave për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për ndotje të ujit apo për një faktor tjetër.

Prania e baktereve si E. coli në ujin e pijshëm mund të tregojë ndotje fekale dhe të përbëjë rrezik për shëndetin. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse rastet e pacientëve me probleme gastrointestinale kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ndotjen e konstatuar në depozitën e kopshtit.

Ndërkohë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Vlorë po vijon monitorimin e rrjetit të ujësjellësit, duke kryer analiza të ujit çdo dy orë.

Sipas të dhënave të deritanishme, mostrat e marra më parë drejtpërdrejt nga rrjeti i ujësjellësit kanë rezultuar të pastra, ndërsa problematika është evidentuar në depozitën e ujit të kopshtit nr. 10.

Ende mbetet e paqartë nëse ndotja është e kufizuar vetëm në depozitën e këtij institucioni apo nëse mund të ketë prekur edhe pika të tjera të furnizimit me ujë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick