“Homeland justice” publikon numrat e agjentëve të SHISH?

Facebook
WhatsApp

Besmir Semanaj, ekspert i krimit kibernetik ngre shqetësimin për publikimin nga grupi “Homeland Justice” të materialeve që pretendohet se përmbajnë lista numrash telefoni të lidhur me punonjës të SHISH-it.

Në një moment kur SHISH ndodhet tashmë në qendër të një prej krizave më të rënda institucionale të viteve të fundit, grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka publikuar materiale ku pretendohet se ndodhen fatura të Vodafone me lista të gjata numrash telefoni, që dyshohet se lidhen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Alarmi është ngritur nga eksperti për sigurinë kibernetike Besmir Semanaj. Ai shkruan se në rast se provohet që të dhënat e shpërndara janë autentike, ateherë siguria e vetë agjentëve dhe operacioneve të ndërmarra nga SHISH është në rrezik.

“Nëse këto të dhëna konfirmohen si autentike, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrjedhje të zakonshme informacioni. Kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e agjentëve, të burimeve dhe të operacioneve të një institucioni të inteligjencës.

Kërkoj që SHISH-i dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të deklarojnë publikisht nëse materialet janë autentike dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e personave të prekur.

I kërkoj gjithashtu çdokujt që i ka këto materiale të mos i shpërndajë. Çdo shpërndarje e mëtejshme i shërben pikërisht qëllimit të atyre që i publikuan”, shkruan Semanaj.

Kjo nuk është hera e parë që të dhëna të shqiptarëve bëhen konsum publik, por ky është rasti i parë, nëse provohet, që këto të dhëna prekin direkt një institucion të rëndësisë së veccantë sicc është SHISH.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick