Hyri për të vjedhur, shqiptari qëllohet për vdekje me armë në Itali! 

Facebook
WhatsApp

Pas të shtënave, pronari ka telefonuar vetë policinë dhe ka njoftuar për ngjarjen. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente, të cilat kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën. Sipas bisedave ngjarja ka ndodhur në një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, ku shqiptari është qëlluar për vdekje.

Ai kishte hyrë në banesë për të vjedhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari 35-vjeçar ka dëgjuar zhurma. Ai ka marrë armën që kishte me leje dhe është përballur me grabitësit. I trembur, ai ka qëlluar me armë dhe plumbi ka kapur shqiptarin.

Pas të shtënave, pronari ka telefonuar vetë policinë dhe ka njoftuar për ngjarjen. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente, të cilat kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Grabitësit e tjerë u larguan pa gjurmë.

Policia italiane ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë rrethanat në të cilat është përdorur arma dhe rolin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tentativën për grabitje.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick