Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i madh për zjarre në këto qarqe

Facebook
WhatsApp

Instituti i Gjeoshkencave njofton mungesë reshjesh dhe temperatura të larta që rrisin rrezikun nesër.

Sot pasdite dhe nesër në vendin tonë pritet nivel rreziku “I LARTË” nga zjarret në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Tiranë (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik dhe konkretisht situatës me reshjet, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31°C, në vendet e ulëta: 19 / 34°C dhe në vendet malore: 13 / 27°C. Kurse era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick