Ish-polici vret veten mes protestës për rritjen e pensioneve! (video)

Facebook
WhatsApp

Viktima është një 60-vjeçar që dikur kishte punuar si oficer policie, i identifikuar nga mediat turke si Ali Sekeroglu. Ai kishte marrë pjesë në demonstratë i mbuluar me flamurin turk dhe kishte shprehur pakënaqësinë për gjendjen ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një pensionist ka krye vetëvrasje, teksa po merrte pjesë në një protestë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Ankara, teksa në kryeqytet po zhvillohej një protestë nga pensionistët, të cilët kërkonin rritje të pensionit.

Viktima është një 60-vjeçar që dikur kishte punuar si oficer policie, i identifikuar nga mediat turke si Ali Sekeroglu. Ai kishte marrë pjesë në demonstratë i mbuluar me flamurin turk dhe kishte shprehur pakënaqësinë për gjendjen ekonomike.

Sipas raportimeve, para incidentit ai kishte thënë se nuk mund ta përballonte më situatën. Në dorë mbante edhe një pankartë, ku shkruhej: “Jo për para, por për nderin tim!”.

Ai qëlloi veten me armën e shërbimit, mes turmës së njerëzve që mbeten të shtangur nga ngjarja e rëndë.

Sipas raportimeve, Sekeroğlu ishte baba i dy fëmijëve dhe së fundmi ishte bërë gjysh, por nuk kishte mundur t’i jepte nipit ose mbesës dhuratën e artë që kërkon zakoni. Pak para protestës, Ali Sekeroglu kishte bërë thirrje për pjesëmarrje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nëse nuk jeni aty, një person do të mungojë. Mos thoni: ‘Çfarë ndryshimi do të ketë nëse nuk vij?’ Forca është në unitet. Zoti im, ti i dëgjon britmat brenda nesh. Do të doja që shteti ynë dhe ata që na qeverisin t’i dëgjonin gjithashtu”, kishte shkruar ai.

Protestat u zhvilluan në të njëjtën kohë, në të gjithë qytetet e Turqisë. Në korrik, pensioni minimal në Turqi u caktua në 23 552 lira turke në muaj, rreth 420 euro.

https://www.cdnimpuls.com/video/1zqlrttphgpbhzbm-6abaa3b9696cd.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick