Itali/Palermo në shtetrrethim, shkak funerali i një bosi mafioz (video)

Facebook
WhatsApp

Turistët u larguan të frikësuar, tregtarët u alarmuan dhe u detyruan të ulnin qepenat e dyqaneve për shkak të një kortezhi funeral të papritur dhe të pazakontë, në një të hënë që do të mbahet mend për keq.

Funerali i 36-vjeçarit Emanuele Rubino, i dënuar disa herë më parë për vepra penale, u shndërrua në një manifestim me rreth njëqind persona në rrugë, të cilët shoqëronin arkivolin, të paraprirë nga motorë dhe fishekzjarrë. Protesta nga Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja 5 Yjet (M5S).

Turistët u larguan të frikësuar, tregtarët u alarmuan dhe u detyruan të ulnin qepenat e dyqaneve për shkak të një kortezhi funeral të papritur dhe të pazakontë, në një të hënë që do të mbahet mend për keq.

E gjithë kjo u bë në shenjë nderimi për një bos mafioz, i akuzuar se kontrollonte aktivitetin e zhvatjes së parave në qendrën historike të qytetit. Një turp, vetëm pak hapa larg sheshit Piazza delle Vergogne, pranë bashkisë së Palermos.

Përgjatë rrugës Via Maqueda kaluan rreth 200 persona pas një arkivoli që ishte nisur nga lagjja e njohur Ballarò. Arkivoli ishte i rrethuar nga tymuese, si ato që përdoren në stadiume, ndërsa në ajër dëgjoheshin fishekzjarrë dhe boritë e makinave.

Shumë njerëz nuk e dinin se Emanuele Rubino kishte ndërruar jetë të dielën, në moshën 36-vjeçare, në shtratin e tij, pas një sëmundjeje. Ai nuk ndodhej në burg, por vuante dënimin në arrest shtëpie.

Por fundi i jetës së këtij bosi të ri u bë i njohur në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai ishte dënuar me 12 vite burg për zhvatje të rëndë, të kryer me metodën mafioze. Ndër akuzat ishte edhe tentativa për të vrarë tregtarin gambian Yussupa Susso, të cilin e qëlloi në kokë, sepse ai nuk pranoi të paguante paratë e mbrojtjes (gjobën mafioze) dhe madje kishte nxitur emigrantët e tjerë nga Afrika e Veriut të rebeloheshin kundër këtij sistemi.

Një demonstrim force

Tregu u mbyll me nxitim. Të rinjtë e grupit, të gatshëm për të ushtruar ndikimin e tyre, u kërkuan të gjithëve të linin mënjanë portokallet, perimet dhe mishin. “Ka vdekur njëri prej nesh”, thoshin ata.

Më pas, kortezhi u drejtua drejt rrugës së afërt Via Maqueda, duke zënë në befasi edhe një patrullë të policisë bashkiake, e cila ishte gati të njoftonte autoritetet.

Për gjysmë ore, zemra e qytetit u kthye në një zonë pa kontroll. Madje, ajo dukej sikur ishte kthyer në një territor të rezervuar për disa të rinj arrogantë, të vendosur të largonin nga rrugët edhe tezgat e shitësve ambulantë.

Fotografitë dhe videot u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku paralajmërimet për këtë ngjarje kishin nisur që më parë.

Që të dielën, në TikTok ishte publikuar një thirrje për të shmangur transmetimet e drejtpërdrejta për dy ditë, në shenjë zie.

Një mesazh që ishte përhapur në heshtje, por që shkaktoi pakënaqësi te banorët dhe tregtarët e zonës.

“Jemi të braktisur në fatin tonë”, thonë vetë tregtarët, duke filluar nga ata me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilët janë gjithmonë në gatishmëri ndaj atyre që mendojnë se janë zotër të tregut dhe të lagjes.

Ata ishin dëshmitarë të shqetësuar të një kortezhi që në fund u drejtua për nga kisha e Carmines dhe më pas vazhdoi drejt varrezave të Sant’Orsolas.

Është, natyrisht, e kuptueshme dhimbja e familjarëve, miqve dhe të afërmve të Rubinos.

Por ajo që ndodhi konsiderohet e patolerueshme, pasi shihet si një akt sfide ndaj qytetit që po përpiqet të ndryshojë, ndaj autoriteteve dhe madje edhe ndaj vetë Kishës, e cila që nga koha e kardinalit Pappalardo ka folur për përjashtimin nga Kisha të mafiozëve. Për këtë arsye, reagimet dhe protestat nuk vonuan.

Një nga reagimet e para erdhi nga senatorja siciliane e Partisë Demokratike, Enza Rando. “Nuk mund t’i lëmë vetëm qytetarët që kundërshtojnë këto praktika dhe këtë logjikë mafioze…”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i bashkisë së Palermos, Roberto Lagalla, i cili, pasi përgëzoi punonjësit e policisë bashkiake, kërkoi “sqarime” dhe shprehu zemërimin e tij.

“Palermo nuk mund të kthehet në një skenë ku zhvillohen sjellje që krijojnë te qytetarët ndjesinë se nuk janë të mbrojtur”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick