Itali\ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh (video)

Facebook
WhatsApp

Ngjarja ndodhi në qytezën Collefero pranë kryeqytetit në një fabrikë aty pranë. Ajo prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore.

Një shpërthim masiv ndodhi pasditen e sotme në periferi të Colleferro-s, në provincën e Romës, në Itali.

Sipas mediave italiane, shpërthimi ndodhi në një fabrikë aty pranë (më parë Simmel, tani në pronësi të Knds Ammo Italy).

Ish-fabrika Simmel Difesa, tani është pjesë e grupit Knds Ammo Italy, që prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore.

Zjarrfikësit dhe karabinierët po përpiqen të afrohen për të kontrolluar nëse ka të lënduar, por flakët janë ende shumë të fuqishme.

Autoritetet vijojnë punën për të parë nëse nga shpërthimi ka persona të lënduar, si dhe për shuarjen e flakëve.

Incidenti thuhet se e ka zanafillën në repartin e “shtypjes së barutit”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick