Disa institucione kanë marrë kërcenime përmes e-mailit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat policore nisën verifikimet dhe kontrollet përkatëse. Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prania e ndonjë bombe apo eksplozivi në objektet e kontrolluara.
Një alarm për vendosje bombe është raportuar mëngjesin e sotëm në disa institucione në qytete të ndryshme të vendit, pas dërgimit të një e-maili me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste nga një adresë ende e paidentifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, mesazhi elektronik pretendonte se në institucionet e përfshira ishte vendosur një bombë. ““Përshëndetje! Kjo është shteti islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, shkruhet në e-mail.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat policore nisën verifikimet dhe kontrollet përkatëse.
Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prania e ndonjë bombe apo eksplozivi në objektet e kontrolluara.
Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se situata është nën kontroll dhe u ka kërkuar qytetarëve të mos krijojnë panik, duke garantuar se strukturat e saj janë të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit
Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.
Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.









