Kërcënoi me armë bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari

Facebook
WhatsApp

Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociata me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, banues në Libohovë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila vuri në pranga 40-vjeçarin Tefik Beqo, që kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me armë zjarri.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten, Tefik Beqo e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar në ajër.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë ndërhyrjen për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e tij.

Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociata me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit, banues në Libohovë, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën automatike, e cila kishte fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick