Kërkesat nga protesta, Rama: Qeveria do të prezantojë reflektimin

Facebook
WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme se qeveria do të prezantojë brenda pak orësh ose ditësh reflektimin e saj mbi shqetësimet e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë, e cila mbështet protestën për t’i kërkuar qeverisë më shumë vëmendje ndaj problematikave të qytetarëve.

“Gjithsesi ne, çështje orësh, ditësh, do të prezantojmë atë që është reflektimi ynë i përgjithshëm mbi këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, thjesht e vetëm duke simpatizuar një protestë, tek e cila sheh nevojën dhe sheh mënyrën se si ta bëjë qeverinë ende më të vëmendshme”, u shpreh Rama.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se protestat nuk lidhen vetëm me kërkesat e studentëve, por sipas tij, pas tyre qëndrojnë edhe aktorë të tjerë që synojnë destabilizimin e vendit.

Ai përmendi sërish lëvizjen Antifa, duke pretenduar se ajo është shfaqur në Shqipëri dhe në dy vende të tjera.

“Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm, duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të Antifa-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes”, u shpreh Rama.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick