Mësohet se prej disa kohësh ka pasur mosmarrëveshje mes tyre mbi një tokë në zonën e Orikumit, por sot koflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Pas incidentit, 2 nga personat që udhëtonin me një automjet janë përfshirë në një aksident në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një hotel në zonën e Orikumit, në Vlorë, pasi një konflikt pronësie ka përplasur biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Bujar Muça.
Mësohet se prej disa kohësh ka pasur mosmarrëveshje mes tyre mbi një tokë në zonën e Orikumit, por sot koflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh.
Pas incidentit, personat e përfshirë janë larguar nga hoteli, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur ndjekjen e tyre.
Gjatë ndjekjes, dy persona që udhëtonin me një automjet janë përfshirë në një aksident në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime si pasojë e aksidentit.
Dy personat e aksidentuar janë arrestuar dhe janë nga Tirana. Ndërkohë, policia ka shtrirë kontrollet në disa zona të Vlorës, në përpjekje për të lokalizuar dhe kapur personat e tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.
Deri më tani, rreth 10 persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në përplasjen në hotel.
Paas largimit nga hoteli, policia ka nisur ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë arratisjes, dy prej tyre janë përfshirë në një aksident në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës, ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë në kuadër të hetimeve.
Por kush është Vasil Bedinaj?
Bedinaj është një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i Hotel Regina, një aktivitet në sektorin e turizmit. Emri i tij është bërë publik edhe në të kaluarën për shkak të disa episodeve që kanë marrë vëmendje mediatike.
Në korrik të vitit 2025, Bedinaj u përfshi në një konflikt të bujshëm, ku u dhunua kamarieri 18-vjeçar Ron Balaj. Sipas raportimeve të kohës, Balaj ishte përfshirë në një konflikt me ish-oficerin e Policisë Kufitare të Dibrës, Ardian Isufi, dhe Leart Bimon. Gjatë përplasjes kishte ndërhyrë edhe Bedinaj, i cili kishte goditur Isufin.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta publike dhe u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama. Një tjetër episod që e ka vendosur Bedinajn në qendër të vëmendjes ka ndodhur në verën e vitit 2024. Biznesmeni u filmua duke goditur me grusht një qytetar pas një debati lidhur me hapësirën në plazh.
Pas publikimit të pamjeve, Bedinaj u shfaq në një video së bashku me personin me të cilin kishte pasur konfliktin. Ai deklaroi se përplasja kishte ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe se të dy ishin biznesmenë që operonin në sektorin e turizmit në Vlorë.









