Korçë, 20-vjeçari ndiqet dhe vritet me kallashnikov!

Facebook
WhatsApp

Johan Zuko, rreth 20 vjeç, u qëllua për vdekje pasditen e së shtunës në lagjen nr. 14 të Korçës. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe ka intensifikuar kontrollet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi pasditen e kësaj të shtune qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar u vra me armë zjarri në lagjen nr. 14.

Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç, i cili, sipas informacioneve paraprake, ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Nga të dhënat e para të mbledhura në vendngjarje, dyshohet se i riu është ndjekur nga autori i krimit. Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Zuko mësohet se është futur në një pallat në lagjen ku ndodhi ngjarja.

Autori dyshohet se e ka ndjekur edhe brenda ndërtesës, ku më pas e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas burimeve paraprake, në krim është përdorur një armë e tipit kallashnikov.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit. Burime nga Policia bëjnë me dije se ai është identifikuar dhe strukturat policore kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe territorin përreth, me qëllim parandalimin e largimit të të dyshuarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve po mblidhen prova materiale dhe po administrohen pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset dhe banesat përreth, të cilat mund të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas krimit.

Deri tani, motivi i vrasjes dhe rrethanat e plota mbeten të paqarta. Policia pritet të japë një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick