Kosovë/ PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Kurtit në selinë e qeverisë

Facebook
WhatsApp

PDK e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të bllokuara institucionet e vendit. Deri në atë moment ata e quajnë të paligjshshëm në postin që mban.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjet në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksioni i kësaj të enjteje është mbështetur edhe nga deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK prej disa ditësh po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret sa më shpejt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit dhe të zhbllokohet procesi i krijimit të institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të caktojë vazhdimin e saj. PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të bllokuara institucionet e vendit.

Nga ana tjetër, edhe Aleanca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar që Kosova të rikthehet sa më shpejt në funksionalitet të plotë institucional.

Ngërçi politik vijon prej kohësh, ndërsa Kuvendi i Kosovës ende nuk ka përfunduar procesin e konstituimit, duke penguar avancimin e mëtejshëm të krijimit të institucioneve të reja.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick