Krimi i dyfishtë në Kosovë, babai tentoi të fshihte gjurmët e vrasjes

Facebook
WhatsApp

27-vjeçari dhe vajza e tij 3 muajshe, u vranë përkatësisht nga babai dhe gjyshi i tyre. Ky i fundit tentoi që të ndryshonte skenën e ngjarjes, për ta raportuar si vetëvrasje

Detaje të reja kanë dalë në drita nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiraj dhe vajza e tij tre muajshe. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Brahim Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.

Sipas Klan Kosovës në vendin e ngjarjes është gjetur një litar, për të cilin dyshohet se ishte përdorur për të inskenuar një vetëvrasje të mundshme. Paraprakisht dyshohet se viktimat janë mbytur përmes bllokimit të frymëmarrjes, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.

Po ashtu mësohet se 27-vjeçari kishte pasur probleme të dokumentuara me ligjin, përfshirë raste të dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.


Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, pasi nëna e saj dyshohet se e kishte lënë në spital pas lindjes.

Viktima ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që nëna e foshnjes ka pasur urdhër mbrojtje.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick