Kriza në Ceuta, Meloni propozon zgjerimin e “modelit shqiptar”

Facebook
WhatsApp

Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin u ngritën në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të kapur në ujërat ndërkombëtare, por zbatimi i saj është përballur me pengesa ligjore dhe për një periudhë të gjatë ambientet kanë mbetur kryesisht bosh.

Kriza e fundit e emigrantëve në enklavën spanjolle Ceuta ka rikthyer në vëmendje modelin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për menaxhimin e flukseve migratore.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të propozojë në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian zgjerimin e këtij modeli, duke kërkuar krijimin e qendrave të riatdhesimit në vende të tjera, me financim të përbashkët nga BE-ja.

Sipas mediave italiane, Roma synon që këto qendra të mos rëndojnë vetëm mbi buxhetet kombëtare, por kostot të mbulohen nga Bashkimi Evropian.

Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin u ngritën në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të kapur në ujërat ndërkombëtare, por zbatimi i saj është përballur me pengesa ligjore dhe për një periudhë të gjatë ambientet kanë mbetur kryesisht bosh.

Meloni e konsideron situatën në Ceuta si një dëshmi të nevojës për një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj migracionit. Sipas saj, një letër e firmosur nga 22 liderë të vendeve të BE-së tregon mbështetjen në rritje për qasjen italiane.

Kriza në Ceuta shpërtheu pas një vale të madhe emigrantësh, ku rreth 50 mijë persona, kryesisht nga Maroku, raportohet se kaluan kufirin drejt territorit spanjoll. Situata ka shkaktuar debate brenda BE-së, me disa vende që mbështetën Madridin, ndërsa Italia dhe Franca kërkuan masa më të forta për kontrollin e kufijve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick