Autori i dyshuar i krimit Sokrat Vata rezulton të jetë person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një përforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku një 20-vjeçar portugez është vrarë me thikë.
Viktima është identifikuar si Miguel Mendes, me origjinë portugeze, ndërsa autori i dyshuar i krimit është 29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata.
Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali. Dyshohet se i riu është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga Vata.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Sokrat Vata rezulton të jetë person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli.
Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një përforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.
Më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.
Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa.
Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri, të raportuar të vjedhur. Pasi policia tentoi ta ndalonte, i riu u largua me shpejtësi.
Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa.









