Kuçovë\Ushtari tenton vetëvrasjen, çohet në spital në gjendje kritike

Facebook
WhatsApp

Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Paraprakisht dyshohet se ai ka tentuar t’i japë fund jetës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një ushtar i Forcave të Armatosura, i identifikuar me inicialet O.D., është vetëplagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, teksa ndodhej në detyrë si roje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30–17:00, ndërsa paraprakisht dyshohet se ushtari mund të ketë tentuar t’i japë fund jetës. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve të para, efektivi ka marrë një plagë me armë zjarri në kraharor, pranë zemrës.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt spitalit të Beratit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e transferimit drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mësohet se ushtari kishte pak kohë që ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick