Kujdes! Ja si mund t’ua vjedhin llogarinë tuaj ne Whatsapp!

Facebook
WhatsApp

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve, kodeve të verifikimit dhe lidhjeve të dyshimta, të cilat mund të përdoren nga persona të paautorizuar për të marrë kontrollin e llogarive.

Një paralajmërim për përdoruesit e WhatsApp vjen nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rajon.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve, kodeve të verifikimit dhe lidhjeve të dyshimta, të cilat mund të përdoren nga persona të paautorizuar për të marrë kontrollin e llogarive.

AKSK këshillon përdoruesit që të mos ndajnë me askënd kodet e verifikimit që marrin në telefon, edhe në rast se kërkesa duket sikur vjen nga një kontakt i njohur.

Gjithashtu, qytetarët duhet të shmangin hapjen e lidhjeve të dyshimta dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj mesazheve që kërkojnë të dhëna personale apo kode sigurie.

Autoritetet rekomandojnë që përdoruesit të aktivizojnë masat shtesë të sigurisë të ofruara nga WhatsApp, për të reduktuar rrezikun e komprometimit të llogarisë.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve të fundit në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp.

Në disa prej rasteve të raportuara, përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet përkatëse po analizojnë mënyrën e komprometimit.

Për të mbrojtur llogarinë tuaj:

Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-step verification) te Settings → Account.

Mos ndani me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.

Kontrolloni rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe shkëputni menjëherë çdo pajisje që nuk e njihni.

Mos klikoni linqe të dyshimta të dërguara me SMS, WhatsApp apo email, veçanërisht kur ju kërkohet të verifikoni llogarinë.

Nëse merrni një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, mos e ndani kodin dhe mos autorizoni kërkesën.

Siguroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

Nëse humbni aksesin në llogarinë tuaj, përdorni vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e saj.

Një kod verifikimi është personal. Edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person që njihni, verifikojeni përpara se të veproni”, shkruan AKSK.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick