“Kundërshtarëve të mi”/Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

Facebook
WhatsApp

Poezia e njohur duket si një mesazh i Kryeministrit ndaj kritikëve të tij dhe gjithë komenteve që prej ditësh shoqërojnë qeverinë.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një përgjigje ndaj atyre që i konsideron si kundërshtarët e tij, ndërsa ka zgjedhur vargjet e Dritëro Agollit, që pavarësisht se janë botuar 32 vite më parë, konsiderohen aktuale edhe sot.

Reagimi i Kryeministrit vjen teksa sot do të mbahet protesta e 37-të rradhazi, ndërsa prej 31 majit, mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen.

Protestat, që në disa raste janë shoqëruar edhe me incidente sporadike, kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër, ndërsa nga protestuesit është hedhur idea e një qeverie tranzitore me mandat 12 mujor, për të përgatitur zgjedhjet e reja parlamentare.

Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe do të çojë deri në fund kontratën që ka me mbi 800 mijë shqiptarë, që e mbështetën në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Për t’iu përgjigjur atyre që i konsideron si kundërshtarë, Rama ka publikuar në rrjetet sociale, vargjet e Dritëro Agollit, të botuara në vitin 1994, titulluar “Kundërshtarëve të mi”.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri thumbon në rrjetet sociale qytetarët që protestojnë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kundërshtarëve të mi

Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.

Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.a

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick