Kreu demokrat Sali Berisha tha sot se në zyrën e Agasit në zonën e ish-“Bllokut” kanë hyrë zyrtarë të lartë, ministra por edhe gjyqtarë e prokurorë. Berisha tha se ata janë filmuar teksa “qanin hallet” te Agasi për emërime apo shkarkime nga detyra.
Sekuestrimi i një pajisjeje kompjuterike “hard drive” që i përkiste Ergys Agasit dhe tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK-ut, ka nxitur spekulimet se ai kishte filmuar dhe mbante aty video shantazhuese ndaj zyrtarëve të lartë.
Lidhur me këtë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në zyrën e Agasit në zonën e ish-“Bllokut” kanë hyrë zyrtarë të lartë, ministra por edhe gjyqtarë e prokurorë. Berisha tha se ata janë filmuar teksa “qanin hallet” te Agasi për emërime apo shkarkime nga detyra.
“Kishit dëgjuar ju dhe keni dëgjuar sesi zyra e tij në “Bllok”, sapo dilje në kamera ishe i regjistruar me zë dhe me figurë dhe me të gjitha. Që të gjitha këto mjete dhe dhurata të Vlora Hysenit për Ergys Agasin, koordinatorin e organizatave dhe karteleve të Edi Ramës.
Në atë zyrë, siç pohon dhe ai vetë, janë të filmuar një numër i madh ministrash, zyrtarë të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë të cilët faleshin dhe qanin hallet te Ergys Agasi. Mirrnin emërime dhe shkarkime sipas vendimeve të tij të përcjella. Janë një seri skandalesh që presin të dalin”, deklaroi Berisha.









