La cigaren ndezur dhe dogji shtëpinë, asfiksohen 5 persona

Facebook
WhatsApp

Zjarri ka bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve të pallatit, ndërsa pesë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pronari i banesës A. L.. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, duke shkaktuar panik mes banorëve. Pesë persona janë transportuar në spital, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Administratori i pallatit ka rrëfyer momentet kur ka konstatuar zjarrin, rreth orës 16:00, ndërsa po zbriste shkallët e ndërtesës.

Ai tregoi se sapo ka parë flakët në katin e parë, ka ndërhyrë për të nxjerrë një person dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës.

“Ka qenë ora katër, po zbrisja nga shkallët, pashë flakët në katin e parë. Jam edhe administratori i pallatit. Shkoj dhe nxjerr një person aty, lajmërova policinë. Falenderoj zjarrfikësit dhe ushtarët, u mjegull këtu. Kanë shkuar 5 persona në spital”, u shpreh ai.

Administratori shprehu gjithashtu shqetësimin se në ambientet e përfshira nga flakët mund të kishte një bombol gazi, ndërsa vlerësoi reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës.

“Zjarrfikësit erdhën në kohën e duhur. Zjarri nisi nga kati i parë. U tremba se mos kishte ndonjë bombol gazi. Kam njoftuar policinë dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai.

Zjarri ka bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve të pallatit, ndërsa pesë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një cigare e lënë ndezur nga vetë pronari i banesës A. L.. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.

Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick