Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve

Facebook
WhatsApp

Që prej ardhjes në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka sinjalizuar se prioritet do të jetë forcimi i disiplinës, rritja e rezultateve në terren dhe përmirësimi i menaxhimit të strukturave policore. Ndryshimet e fundit konsiderohen si një tjetër hap në këtë drejtim, ndërsa pritet që riorganizimi të vijojë edhe në nivele të tjera të administrimit policor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po vijon procesin e reformimit dhe riorganizimit të strukturave policore në të gjithë vendin. Në kuadër të kësaj strategjie, këtë të enjte janë firmosur një sërë emërimesh të reja në komisariatet kryesore, me synimin për të rritur eficiencën, përgjegjshmërinë dhe performancën e Policisë së Shtetit.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda vjen nga Komisariati Nr. 4 në Tiranë, ku ka mbajtur postin e shefit dhe është konsideruar si një nga drejtuesit me përvojë në strukturat e rendit.

Në vend të tij në Komisariatin Nr. 4 është emëruar Florent Sulçe, i cili më parë ka mbajtur detyrën e zëvendësshefit në të njëjtin komisariat, duke siguruar vazhdimësi në drejtimin e një prej strukturave më të rëndësishme të policisë në kryeqytet.

Ndryshimet e fundit prekin një numër të madh komisariatesh në vend.  Sipas vendimeve të fundit, drejtuesit e rinj të komisariateve janë:

Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë

Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës

Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës

Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës

Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit

Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës

Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut

Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës

Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës

Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit

Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës

Lëvizjet vijnë vetëm pak ditë pasi Policia e Shtetit bëri ndryshime edhe në drejtimin e disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Ermal Muça mori drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Edvin Ndreu u emërua drejtor i Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti u konfirmua zyrtarisht në krye të Policisë së Fierit, detyrë të cilën e ushtronte më herët me komandim. Ndërkohë, Ervin Hodaj vijon të drejtojë Policinë e Durrësit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick