Liga e Kombeve\Ramadani-Manaj:Me Bjellorusinë është e vështirë! 

Facebook
WhatsApp

Edhe presidenti i FSHF, Armando Duka në një takim me futbollistët kuqezi dhe stafin teknik, tha se ndihej i shqetesuar se mos kombëtarja e merr lehtë ndeshjen. Ai kërkoi angazhim maksimal për të kapur vendin e parë në grup.

Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehehet në fushë pas ndeshjeve miqësore të muajit qershor. Edhe pse kuqezinjtë i humbën të dyja takimet si me Izrealin ashtu dhe Luksemburgun, sipas djemve, Shqipëria e vertetë do të duket në 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kështu janë shprehur në konferencën për shtyp Rey Manaj dhe Ylber Ramadani. Dy futbollistët treguan se pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe për këtë do të bëjne çmos për të marrë maksimumin.

“Dy ndeshjet e fundit miqësore janë ndryshe nga këto aktuale sepse ishte dhe fundi i sezonit dhe se të gjithë futbollistët mendonin edhe për pushimet se ishte një sezon shumë i gjatë dhe pas ndeshjes me Poloninë që të gjithë ishim të mërzitur që nuk arritëm objektivin tonë. Besoj se ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League dhe duhet të japim më të mirën që të arrijmë vendin e parë në grup”, tha Manaj.

“Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara. Që nga fillimi, kur ka ardhur trajneti, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e sheh kundërshtarin, në bazë të tij e përgatit edhe lojën që duhet përgatitur”, u shpreh Ramadani.

Pak më herët presidenti i FSHF zhvilloi një takim me futbollistët kuqezi dhe stafin teknik për të dhënë mesazhin e tij të mbështetjes teksa e nisi diskutimin e tij për ndeshjen me Bjellorusinë.

“Personalisht kam një lloj meraku apo shqetësimi për këtë ndeshje(me Bjellorusinë) sepse në pamje të parë gjithkush mendon se ne jemi favoritët dhe ne e fitojmë dhe fitojmë grupin. Por asnjëherë nuk mund të vijë vetë. Fitorja vjen vetëm nëse impenjohesh maksimalisht, ke dëshirën dhe angazhimin maksimal, ke përqendrimin maksimal. Kështu që nga dita e parë duhet filluar seriozisht, të impenjohemi në stërvitje, të impenjohemi në çdo moment gjatë këtij grumbullimi”, tha Duka

Më pas presidenti i FSHF foli për objektivin e skuadrës sonë kombëtare duke e thënë qartë se kërkohet vendi i parë në grup. “Grumbullimi është i gjatë, 4 ndeshje. Objektivi ynë është i qartë, duam të dalim në vendin e parë. Por vendi i parë nuk vjen vetë. Duam ta nisim mbarë me Bjellorusinë, por kush nuk do që ta nisë mbarë? Të gjitha duan ta nisin mbarë, këtë gjë mendon edhe Bjellorusia, të njëjtën gjë mendon edhe Finlanda edhe ata që mendojnë se janë favoritë, edhe ne mendojmë. Favorit bëhesh në fushë, ndeshjen e fiton në fushë me impenjim maksimal-shtoi kreu i FSHF”, tha Duka.

Për presidentin Duka, skuadra duhet të mbështetet te forca e grupit dhe energjia pozitive për të përballuar këto ndeshje. “E vetmja forcë e jona, jo sot, në të gjithë historinë e kombëtares shqiptare, në ADN e kombëtares shqiptare nuk kanë qenë kualitetet individuale të veçanta, nuk kanë qenë lojtarë të nivelit të lartë, por ka qenë fryma e skuadrës.

Duke punuar bashkë duke qenë në një atmosferë pozitive, energjia pozitive sjell edhe rezultat pozitiv. Energjia negative nuk të çon askund. Nuk na ka munguar asnjëherë në të gjithë historinë tonë dhe duhet ta vazhdojmë këtë traditë. Këtu kemi lojtarë me shumë eksperiencë.

Nuk dua t’i përmend me emra, ju i dini, kemi edhe të rinj duhet të bëjmë një ndërthurje fantastike për të bërë vërtet atë energji fantastike që i duhet futbollit. Me energji pozitive, me përqendrim maksimal, impenjim maksimal, me karakter, me përkushtim ne mund të arrijmë të dalim të parët”, tha Duka

Dhe në fund kreu i qeverisë shqiptare bëri urimin e tij për skuadrën tonë kombëtare duke kërkuar përqendrim maksimal dhe përkushtim për të arritur objektivat. “Nuk dua t’ju lodh më shumë, dua t’ju uroj shumë shumë sukses. Ju uroj që të jeni sa më mirë dhe sa më të lumtur, sa më të kënaqur këto ditë dhe të kaloni mirë stërvitjen e të festojmë më Bjellorusinë për të udhëtuar bashkë mëse të gëzuar për ndeshjet e tjera”, mbylli diskutimin e tij presidenti Duka.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick