Lirohen 14 protestuesit e arrestuar para Kryeministrisë

Facebook
WhatsApp

Arrestimet ishin kryer pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe pati përplasje me efektivët e policisë.

Gjykata e Tiranës ka liruar 14 aktivistët dhe qytetarët e arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së 1 shtatorit pranë Kryeministrisë.

Të arrestuarit qëndruan rreth 48 orë në qeli, ndërsa Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj tyre.

Arrestimet ishin kryer pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe pati përplasje me efektivët e policisë.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Pas shqyrtimit të rasteve, gjykata vendosi lirimin e të 14 personave, duke mos vendosur ndaj tyre masa të mëtejshme sigurie.

“Nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit konstaton arrestime të paligjshme. Dy raste prej meje do bëjmë kallëzim penal”, u shpreh avokatja Eda Grimci.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick