Macron pret Ramën: Mbështesim hyrjen e Shqipërisë në BE

Facebook
WhatsApp

Teksa mijëra shqiptarë protestojnë për rreth tre javë në Tiranë dhe qytete të tjera kundër qeverisë Rama, kryeministri këtë të hënë ka shkuar në Paris ku është takuar në Elize me presidentin francez Emmanuel Macron.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Francë, për tu pritur në Pallatin Elize nga Presidenti Emanuel Macron. Në takimin në Paris, Rama dhe Macron biseduan në një drekë pune, larg mediave, për një axhendë të ngjeshur me në krye integrimin europian.

Ky takim vjen vetëm 2 javë pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor në TIvat të Malit të Zi, ku Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Merz prezantuan për herë të parë propozimin e tyre për integrim gradual në BE, një anëtarësim i vendeve kandidate më herët në tregun ekonomik europian dhe zonën Shëngen, por për një periudhë prove pa te drejte veto.

Një propozim ky që tashmë ka marrë mbështetjen e vendeve të Beneluksit, ndërsa është mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në tryezë, u diskutuan edhe partneriteti strategjik Francë-Shqipëri, samiti i NATO-s në Ankara, si dhe marrëveshjet e përbashkëta mes dy vendeve, duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik, energjetik, arsim, investimet francize në Shqipëri, liceun francez në Korccë, projektet e AFZH në energji dhe mjedis, mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë, duke vlerësuar “dinamikën shumë pozitive” të marrëdhënieve dypalëshe. Përmes një fotoje të ndarë nga takimi zyrtar me kryeministrin Edi Rama, kreu i shtetit francez uroi një mirëseardhje të ngrohtë për kreun e qeverisë shqiptare dhe vuri theksin te zgjerimi i bashkëpunimit në fushat kryesore strategjike.

Sipas Macron, Parisi dhe Tirana synojnë t’i japin një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe, jo vetëm në sektorët e inovacionit, kulturës, turizmit dhe arsimit, por edhe duke forcuar më tej partneritetin ekonomik dhe atë në fushën e mbrojtjes, teksa Shqipëria vijon rrugën e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama.Dinamika shumë pozitive e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë tonë. Ne duam t’i japim kësaj marrëdhënieje një shtysë të re, duke vazhduar njëkohësisht forcimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme për të ecur përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Macron.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick