Maliq/ Ambulanca përplaset me një automjet, 1 i plagosur

Facebook
WhatsApp

Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në automjetin e vogël. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick