Ministri Demo: Policia po identifikon protestuesit e dhunshëm

Facebook
WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka deklaruar ditën e sotme se Policia e Shtetit ka nisur punën për identifikimin e personave që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, si dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private gjatë protestës.

Në një deklaratë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Demo bëri të ditur se autoritetet po analizojnë burime të ndryshme informacioni dhe pamje filmike për të identifikuar personat e përfshirë në aktet e dhunës, përfshirë edhe ata që kanë mbuluar fytyrën me maska.

Ministri theksoi se Policia e Shtetit synon të mbledhë provat e nevojshme për t’i referuar rastet në Prokurori, ndërsa nënvizoi se teknologjia do të përdoret për të përshpejtuar procesin e identifikimit.

“Ne kemi dita ditës raste që janë të identifikueshme dhe kur protestuesit kanë fshehur fytyrën me maskë. Policia e Shtetit është shumë e qartë për sa i përket detyrës, për të sjellë para Prokurorisë personat e dhunshëm në këtë protestë.

Këtu janë pjesërisht të maskuar, janë imazhe të marra nga burime publike, që kanë dëshmuar nivelin e dhunës. Ajo që po realizojmë është se përmes teknologjisë do të bëjmë të mundur më shpejt identifikimin e këtyre personave. Dua të garantoj të gjithë qytetarët se Policia e Shtetit po punon për të vënë para drejtësisë ata që cenuan pronën private”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.

Demo garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për aktet e dyshuara të dhunës dhe dëmtimin e pronës, me qëllim dërgimin e tyre përpara organeve të drejtësisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick