Mitropoliti Anastas Ballës: Mos përdhosni klerikët ortodoksë

Facebook
WhatsApp

Mitropoliti Anastas ka reaguar publikisht ndaj një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga Taulant Balla, e cila shoqërohej me mbishkrimin “Gjuha Shqipe”. Në pamjet e publikuara shfaqet një fragment nga një film, ku përcillet mesazhi se “Perëndia di çdo gjuhë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anastas ka kritikuar mesazhin e Ballës, duke e lidhur atë me një kontradiktë mes promovimit të gjuhës shqipe dhe situatës së shpopullimit të vendit.

Në reagimin e tij, Mitropoliti shkruan se është paradoksale të flitet për patriotizëm në ditë festash, ndërkohë që, sipas tij, largimi i qytetarëve nga Shqipëria po bën që vendi të flasë gjithnjë e më shumë gjuhë të tjera.

Ai i është drejtuar gjithashtu drejtpërdrejt Ballës, duke kundërshtuar mënyrën se si është përdorur figura e klerikëve ortodoksë në fragmentin filmik.

“Nuk i përdhosni dot klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist, z. Balla”, është shprehur Anastas.

Reagimi i Mitropolitit vjen në përgjigje të videos së publikuar nga Balla dhe përqendrohet te paraqitja e klerikëve ortodoksë në filmin e përdorur, si dhe te mesazhi që shoqëronte postimin.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick