Reshjet intensive janë shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në disa zona është regjistruar edhe breshër. Sipas raportimeve nga terreni, kokrrat e breshrit kanë qenë në disa raste me përmasa më të mëdha se zakonisht, duke e bërë fenomenin më të pazakontë dhe më intensiv.
Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit, ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima. Situata më e rënduar është paraqitur në zonat e Sarandës dhe Delvinës, të cilat janë përfshirë nga rrebeshe të forta shiu dhe fenomene të motit të paqëndrueshëm.
Reshjet intensive janë shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në disa zona është regjistruar edhe breshër. Sipas raportimeve nga terreni, kokrrat e breshrit kanë qenë në disa raste me përmasa më të mëdha se zakonisht, duke e bërë fenomenin më të pazakontë dhe më intensiv.
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka sjellë reshje të forta në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht në Sarandë dhe Delvinë.
Dhe ne fakt pas temperaturave përvëluese që kanë arritur deri në 40-41 gradë Celsius, moti në Shqipëri pritet të ndryshojë gjatë ditëve në vijim, duke sjellë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga kjo e premte vendi do të ndikohet nga masa ajrore më të lagështa dhe të freskëta.
Vranësirat pritet të jenë të herëpashershme kryesisht në zonat qendrore dhe jugore, ndërsa reshje me intensitet të ulët parashikohen në relievet kodrinore dhe malore të Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës.
Në qarkun e Korçës, reshjet mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave.
Reshje të herëpashershme dhe me intensitet të ulët parashikohen gjithashtu në Tiranë dhe Elbasan.
Moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa ndryshimi më i dukshëm parashikohet të martën pasdite, kur reshjet e shiut pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Sipas sinoptikanëve, reshjet herë pas here do të shoqërohen me shtrëngata.
Ndryshimi i kushteve atmosferike do të sjellë edhe një rënie të ndjeshme të temperaturave. Nga maksimumet prej 40-41 gradësh Celsius të regjistruara gjatë valës së të nxehtit, temperaturat e mesditës pritet të zbresin në rreth 35-36 gradë. Rënie parashikohet edhe në vlerat minimale.









