Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë do të marrin

Facebook
WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi këtë të enjte në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Projektbuxhetin 2027. Ndër të tjera qeveria ka parashikuar edhe rritjen nga 10 – 20 mijë lekë të rinj për punonjësit e policisë së shtetit, duke përfituar 8500 punonjës.

“Siguria dhe rendi mbeten pjesë e rëndësishme e prioriteteve tona. 

Për këtë qëllim, buxheti parashikon financimin e nevojshëm për këta sektorë, si dhe mbështetje shtesë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Financimi parashikohet si më poshtë:

36.7 miliardë lekë për rendin.

3,3 miliardë lekë shtesë për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit. Përfitojnë 8,500 punonjës, ku në kategorinë inspektor rritet paga bazë për gradë me 20,000 lekë ( në 93,000 nga 73,000 sot). Shtesa është mbi pagën bazë. Kategoritë e tjera përfitojnë shtesë page 10,000 lekë deri në 15,000 lekë për gradë.

Krahas forcimit të kapaciteteve institucionale, rritja e pagave është pjesë e angazhimit për të mbështetur punonjësit që kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, tha Petrit Malaj.

Kjo konsiderohet rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për punonjësit e Policisë së Shtetit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, e kanë cilësuar më herët këtë masë si një rritje të konsiderueshme për uniformat blu.

Vendimi vjen në një periudhë të tensionuar, pas protestave të zhvilluara ditët e fundit në vend, disa prej të cilave janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë protestave, efektivët kanë qenë në qendër të kritikave dhe akuzave të protestuesve për mënyrën e menaxhimit të situatës.

Pak ditë më parë, qeveria njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit, në vlerësim të angazhimit të tyre gjatë situatave të vështira të krijuara nga protestat.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick