“Nga 61 në 110 bashki”/Ja plani i PD për reformën territoriale

Facebook
WhatsApp

Kreu i demokratëve bëri të ditur se opozita ka përgatitur një platformë mbi 400-faqëshe për reformën e re territoriale, e cila sipas tij ishte parashikuar të prezantohej edhe në praninë e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar shumicën socialiste për shkelje të procedurave parlamentare lidhur me përmbylljen e punimeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha pretendoi se raporti i paraqitur nga socialistët nuk është diskutuar dhe miratuar më parë në komision, duke e cilësuar procesin si të kundërligjshëm.

“Raporti që kanë sjellë socialistët nuk është paraqitur fare në komision. Ai paraqitet në mënyrë të kundërligjshme, në një kohë kur puna po ecte sipas një axhende të miratuar bashkërisht për konsultat me qytetarët”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve bëri të ditur se opozita ka përgatitur një platformë mbi 400-faqëshe për reformën e re territoriale, e cila sipas tij ishte parashikuar të prezantohej edhe në praninë e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Sipas Berishës, propozimi i PD-së parashikon një ndryshim të thellë të organizimit vendor, me rritjen e numrit të bashkive nga 61 aktualisht në 90 deri në 110 bashki, si dhe rikthimin e komunave mbi bazën e kritereve demografike dhe gjeografike.

Ai akuzoi mazhorancën se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme konsultimet publike, duke pretenduar se dëgjesat me qytetarët kanë nxjerrë pakënaqësi ndaj ndarjes aktuale administrative.

Berisha theksoi se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore janë procese me rëndësi për integrimin europian të vendit dhe, sipas tij, kërkojnë dialog politik dhe respektim të procedurave parlamentare.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick