Në dosje përfshihen edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderimit të Tunelit të Llogorasë. Mes tyre është ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi.
SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në kuadër të hetimeve për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Mes tyre janë ish-zyrtarë, biznesmenë ndërtues dhe dy kompani private, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me tenderat publikë, korrupsionin, falsifikimin e dokumenteve dhe pastrimin e parave.
Sipas hetimeve të SPAK, Arbër Abazi dyshohet se i ka dhënë Belinda Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit për Lotin 7 të Unazës së Madhe. Ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh. Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe Ram Geci.
Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me një vilë në kompleksin White Rocks, në Dhërmi. Edhe Igli Tare dhe Joana Bushi përballen me akuza për pastrim parash.
Në dosje përfshihen edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderimit të Tunelit të Llogorasë. Mes tyre është ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi.
Ervis Berberi akuzohet për shkelje në nëntë procedura tenderimi, ndërsa disa persona të tjerë përballen me akuza që lidhen me tendera të ndryshëm publikë dhe shpërdorim detyre.
Ish-zyrtarë, politikanët, biznesmenë dhe subjekte të akuzuar në dosjen e SPAK:
Belinda Balluku: Shkelje e barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pandeli Carapuli: Pastrim parash.
Igli Tare: Pastrim parash në dy raste.
Joana Bushi: Pastrim parash.
Arbër Abazi: Korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh.
Alko Impex General Construction: Korrupsion aktiv.
Viola Haxhiademi: Shpërdorim detyre në lidhje me Tunelin e Llogorasë.
Ergys Verdho: Shpërdorim detyre në lidhje me Tunelin e Llogorasë.
Adja Strazimiri: Shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.
Anila Sulollari: Shpërdorim detyre në lidhje me Tunelin e Llogorasë.
Paqsor Buzi: Falsifikim dokumentesh në disa raste.
Artan Sako: Falsifikim dokumentesh në disa raste.
Ram Geci: Falsifikim dokumentesh në disa raste.
Eurocol sh.p.k.: Pastrim parash.
Evis Berberi: Shkelje në nëntë tendera.
Gentian Gjyli: Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.
Erald Elezi: Shkelje në tre tendera.
Jetmira Dervishi: Shkelje në tendera.
Mirzeta Kashnica: Shkelje në tendera.
Jonida Çeçe: Shkelje në tre tendera.
Adrian Kroi: Shkelje në katër tendera dhe shpërdorim detyre.









