Nis numërimi mbrapsht, Ronaldo “përlot” tifozët me deklaratën e tij

Facebook
WhatsApp

41-vjeçari tha se e ka planifikuar edhe jetën pas futbollit. Ai synon t’i kushtojë më shumë kohë udhëtimeve, argëtimit dhe padelit, një prej sporteve që, sipas tij, e pëlqen shumë.

Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht mbylljen e një karriere 25-vjeçare në futboll. Portugezi nuk ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen, por deklarata e tij e fundit tregon se ky moment mund të jetë shumë pranë.

“Ka mundësi që ky të jetë viti im i fundit si futbollist dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, deklaroi Ronaldo në një intervistë për “Vogue”.

41-vjeçari tha se e ka planifikuar edhe jetën pas futbollit. Ai synon t’i kushtojë më shumë kohë udhëtimeve, argëtimit dhe padelit, një prej sporteve që, sipas tij, e pëlqen shumë.

Ronaldo foli edhe për sakrificat që kanë shoqëruar karrierën e tij.

“Kam kaluar 25 vjet me shumë sakrifica”, u shpreh portugezi, duke shtuar se pas tërheqjes dëshiron të shijojë më shumë atë që ka fituar gjatë karrierës.

Por para se të mbyllë kapitullin e futbollit, Ronaldo ka ende një objektiv të madh personal. Portugezi synon të arrijë shifrën e 1,000 golave në karrierë.

Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldo numëron 976 gola dhe i duhen edhe 24 për të arritur kuotën historike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick