Numër rekord vdekjesh nga i nxehti në Evropë

Facebook
WhatsApp

Vendet evropiane raportuan mbi 10.000 vdekje më shumë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu pjesën perëndimore të kontinentit në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare. Shumica e viktimave, më shumë se 9.000 persona, ishin të moshës 65 vjeç e lart.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë episodet e temperaturave ekstreme gjithnjë e më vdekjeprurëse, ndërsa mbi 10 mijë persona humbën jetën gjatë valës rekord të të nxehtit që goditi Evropën në fund të qershorit.

Temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë vdekje përmes goditjes nga nxehtësia ose duke përkeqësuar sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes. Personat e moshuar janë ndër grupet më të rrezikuara.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit në fund të qershorit do të kishte qenë praktikisht e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, të cilat po i bëjnë valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.

Të dhënat, të mbledhura nga statistikat kombëtare të vdekshmërisë në 27 vende evropiane, përfshijnë vdekjet shtesë nga të gjitha shkaqet, jo vetëm ato të lidhura me temperaturat e larta, për javën nga 22 deri më 28 qershor, periudhë kur vala e të nxehtit arriti kulmin në Francë, Spanjë, Britani dhe vende të tjera.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk kishte faktorë të tjerë madhorë, si shpërthime të COVID-19, që mund të shpjegonin rritjen në 10.650 vdekje shtesë gjatë asaj jave. Në tetë javët paraardhëse, vdekshmëria e kombinuar në të njëjtat vende evropiane kishte qenë mesatarisht rreth 500 vdekje në javë më e ulët se niveli i zakonshëm. Të dhënat mund të rishikohen në javët në vijim, pasi të mblidhen informacione shtesë.

Vala ekstreme e të nxehtit në fund të qershorit shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, mbyllje të shkollave dhe thyerje rekordesh temperaturash në Francë, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rrjeti i monitorimit nuk publikon statistika të ndara sipas shteteve, por thekson se Franca dhe Belgjika ishin dy vendet e vetme në Evropë që regjistruan një nivel “shumë të lartë” të vdekshmërisë së tepërt në javën e fundit të qershorit.

Sipas institutit belg të shëndetit publik Sciensano, Belgjika shënoi nivelin më të lartë të vdekshmërisë së tepërt gjatë një vale të të nxehtit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2000.

Një studim tjetër shkencor, i publikuar më 13 korrik, vlerëson se vetëm në Angli dhe Uells, rreth 2.700 persona humbën jetën për shkaqe të lidhura me temperaturat e larta gjatë valëve të të nxehtit në muajt maj dhe qershor. Nga këto vdekje, 42% i atribuohen nxehtësisë shtesë të shkaktuar nga ngrohja globale, sipas studimit të realizuar nga Imperial College London, Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine.

Vapa afrikane ka shkaktuar jo pak probleme edhe në vendtin tonë javët e fundit. Por meteorologia Lajda Porja, tha se dita e sotme do të jetë dita e fundit për sa i përket të nxehtit afrikan.

Sipas saj këtë javë territori shqiptar do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm dhe temperatura drejt rënies. Sakaq, sipas saj, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim, do të jetë mot mjaft i freskët, i cili do të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

“Sot do të jetë edhe dita e fundit ku do të kemi këtë valën e nxehtë afrikane. Presim temperatura shumë të larta edhe gjatë ditës së sotme, 39-40 gradë do të jenë pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.

Megjithatë, kjo valë e nxehtë afrikane tashmë po largohet gradualisht. Parashikohet që dita e nesërme të sjellë një rënie, e cila do të jetë me 2 gradë. Megjithatë mbetet sërish një mot i nxehtë me vlera 39 gradë. Nesër presim që të kemi shumë vranësira, të ketë edhe lagështirë dhe në fakt të mos ndjehet shumë ai freskimi i moti.

Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim, ne do kemi një mot mjaft të freskët, i cili do të zgjasë duke përfshirë edhe fundjavën. Do të bien ndjeshëm temperaturat duke filluar që nga e mërkura dhe deri në fundjavë. Presim një maksimum 34-35° gjatë ditës së mërkurë. Rreth kësaj vlere do të jetë e enjtja, do të jetë dita e premte, e cila do të ketë jo më shumë se 30°. Po ashtu edhe fundjava do të jetë thuajse në 30 apo 31°.

Për sa i përket reshjeve, sot do të kemi një mot i cili do të jetë i qëndrueshëm, do ketë më shumë kthjellime, më pak vranësira. Parashikohet që ditën e martë të kemi në mbrëmje vonë reshje, të cilat do jenë kryesisht në skajin verior.

Do të jetë dita e mërkurë e cila do të sjellë një sistem vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, kryesisht në veri dhe në qendër. Nuk përjashtohet të martën gjatë natës, në mëngjesin e të mërkurës, edhe qarku i Vlorës.

Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në fundjavë edhe pse termometri do të jetë jo më shumë se 30 apo 31° dhe do të kemi kryesisht kthjellime dhe vranësira. Pra, përmirësohet theksuar duke filluar që nga dita e mërkurë do të kemi rënie të temperaturave edhe në vlerat minimale, nga netët tropikale që kemi përjetuar pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve, do të ulet termometri ndjeshëm dhe mëngjesi i të enjtes dhe të premtes do të jetë mjaft i freskët”- deklaroi ajo.

Do të kemi prezente stuhitë e forta të erës duke filluar që nga e mërkura dhe të paktën deri në fundjavë, sidomos në tokë por edhe në brigjet detare”, u shpreh meteorologia.

E pyetur se si do të jetë moti në vendet e rajonit, meteorologia u shpreh se e njëjta situatë reshjesh do të përfshijë edhe rajonin.

“Republika e Kosovës do të ketë rrebeshe shiu duke filluar që nga e marta. Sot është dita më e nxehtë ku Kosova regjistron 35 gradë, por nga e marta dhe në vijim termometri do të zbresë me 2-3 gradë të martën dhe të mërkurën, dhe ndjeshëm, madje presim që termometri të premten, e cila do të jetë edhe dita më e freskët e kësaj jave në Kosovë, të regjistrojë jo më shumë se 25 apo 26°. Parashikohet në fakt që era, rrebeshet dhe stuhitë e breshërit të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës.

Maqedonia e Veriut sot do të regjistrojë një temperaturë mjaft të lartë, 37-38° në qytetin e Shkupit. Parashikohet që sot të jetë mot i kthjellët dhe i nxehtë. E marta, shtohet lagështira, ulet termometri në 35° por ndjehet sërish nxehti, duke qenë se nuk është se do të kemi prezencë të reshjeve. Reshjet do të fillojnë të mërkurën. Të mërkurën, të enjten dhe të premten edhe Maqedonia e Veriut do të ketë një mot të freskët dhe të paqëndrueshëm”, përfundoi meteorologia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick