Një stuhi tropikale pritet të mbërrijë mbi Venezuelë dhe të sjellë shira të rrëmbyeshëm në orët e ardhshme, gjë që mund të shkaktojë vështirësi për ata që janë zhvendosur nga tërmetet.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se po sigurojnë rreth 10.000 qese për trupat e viktimave, si pjesë e operacionit të gjerë të shpëtimit në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që kanë goditur vendin.
Koordinatori rezident humanitar i OKB-së, Gianluca Rampolla Del Tindaro, në një konferencë për media ka deklaruar se, sipas përditësimit të fundit deri të dielën mbrëma, numri i viktimave ka arritur në 1.450, por pritet që ky shifër “të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe të trishtueshme” me vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, raporton BBC.
Ai ka theksuar se OKB-ja, në koordinim me autoritetet lokale, po punon mbi supozimin se nevojiten rreth 10 mijë qese për trupat e pajetë, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.
“Shpresojmë që numri të jetë më i ulët, prandaj jemi të përqendruar aktualisht në operacionet e shpëtimit”, ka deklaruar Del Tindaro.
Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) kishte vlerësuar në orët pas tërmeteve se ekziston një mundësi prej 44% që numri i viktimave të arrijë deri në 10.000, si dhe 30% mundësi që ai të shkojë deri në 100.000.
Tindaro thotë se një “valë tropikale” pritet të mbërrijë mbi Venezuelë dhe të sjellë shira të rrëmbyeshëm në orët e ardhshme, gjë që mund të shkaktojë vështirësi për ata që janë zhvendosur nga tërmetet.









